Lajme

“Shkodra, sfida jonë më e madhe”/ Edi Rama befason me deklaratën në veri të Shqipërisë…

Kryeministri Edi Rama e konsideroi fitoren historike në Shkodër si sfidën më të madhe të tij dhe të PS-së.

Në një takim falenderues në qytetin verior, kryetari i kësaj force politike falenderoi të gjithë ata që e votuan duke shtuar se këtë herë qytetarët shkodranë votuan me mendje dhe jo me zemër.

Edi Rama
Edi Rama

Në radhë të parë për të bërë një falenderim për të gjithë ata që me 14 maj dolën dhe votuan Benetin dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike në këshillin bashkiak ne Shkoder. Dua që t’ju them të gjithëve që na kanë dhënë këtë besim kaq të madh që për veten time këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe PS. Mendoj që vota e Shkodrës ka qenë përtej votës së socialistëve dhe ata që kanë votuar tradicionalisht. Ka qenë një votë me mendje më shumë sesa me zemër“, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *