Lajme

Avokati: Në telefonin e Naim Murselit janë nxjerrë të gjitha bisedat dhe mesazhet

Avokati Skënder Musa, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi, vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuar kryesor është bashkëshorti i saj Naim Murseli që tashmë është i arrestuar.

Avokati Skënder Musa
Avokati Skënder Musa

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se në momentin kur është arrestuar Naimit, i është sekuestruar telefoni.

Sipas avokatit, policia e Kosovës me anë të teknologjisë që ka mund të nxjerrë të gjithë mesazhet që Naimi ka shkëmbyer me persona të tjerë.

“Në momentin e arrestimit të akuzuarit për vepër penale është rregull që të bëhet konfiskimi i telefonit dhe ai dërgohet për ekzaminim dhe nxirren të gjithë bisedat dhe mesazhet pavarësisht se janë fshirë ata. Teknologjia që ka policia e Kosovës, rikuperon të gjithë biesedat. Duke pasur parasysh kohën e përgatitjes së veprës penale, mund të rikuporehen të gjithë mesazhet që ka shkëmbyer Naim Murseli”-tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *