MesimeProgrammim

Cfare eshte PHP?

ÇFARË ËSHTË PHP?

 

PHP “Hypertext Preprocessor”  është një gjuhë popullore skriptimi i burimeve të hapura me qëllime të përgjithshme nga ana e serverit që është veçori e veçorive për përdorimin e ueb-it.

Lexo Programimi me PHP dhe MySQL

 

PHP  eshte nje gjuhe shume e perdorur skriptimi per qellime te pergjithshme eshte e pershtatshme per zhvillimet ne web dhe mund te vendoset drejtperdrejt ne brendesi te dokumenteve HTML. Le te paraqesim nje shembull me poshte:

<!DOCTYPE HTML>
<html>
<head>
<title>Shembull</title>
</head>
<body>

<?php
echo “Pershendetje, Une jam nje skript PHP!”;
?>

</body>
</html>

Sic e shikojme, me lart kemi shkruajtur kod HTML, dhe diku ne brendesi te tij kemi shkruajtur edhe kod PHP. Kodi PHP ka etikete hapese <?php dhe etikete mbyllese ?>. Pra, ne nje faqe te formatit PHP (qe mbaron me prapashtesen .php), ne mund te shkruajme HTML si ne dokumentet e zakonshme te HTML-se, por njekohesisht mund te shkruajme edhe kod PHP ne pozicione te ndryshme te faqes, mjafton qe ne te percaktojme etiketen hapese te kodit PHP dhe me pas ta mbyllim me etikete mbyllese.

ÇFARË ËSHTË PHP?
ÇFARË ËSHTË PHP?

PHP eshte nje gjuhe e thjeshte qe mund te mesohet shpejt, e cila ka aftesi shume te fuqishme per te zhvilluar projekte profesionale.

Si ekzekutohet PHP?

PHP ekzekutohet ne nje menyre shume te rregullt. Pasi nje kompjuter klient ben nje kerkese HTTP drejt nje kompjuteri server:

  1. Se pari, web-serveri mbledh informacione ne lidhje me kerkesen (kerkesa e ardhur nga kompjuteri klient), duke lexuar te gjitha te dhenat e kerkeses HTTP dhe i vendos te gjitha keto te dhena ne mjedisin e PHP-se. Mjedisi i PHP-se nuk eshte gje tjeter vecse nje softuer i instaluar ne server per te procesuar kodin PHP.
  2. Me pas ekzekutohet skripti i PHP-se ne mjedisin e procesimit.
  3. Te gjitha parametrat e kerkeses HTTP si parametrat GET, POST etj. vendosen ne disa variabla super globale te PHP-se te quajtura $_GET$_POST etj.
  4. Vazhdon ekzekutimi i sktriptit deri ne fund ku krijohen header-at dhe kthehet nje pergjigje. Pergjigja mund te jete p.sh. kod HTML per te shfaqur nje faqe web. Pergjigja i kthehet kompjuterit klient.

Ne kete rast kompjuteri klient merr pergjigjen dhe e shfaq ate ne brouser (kur kemi te bejme me faqe web).

Per shembull, ne rast se faqja index.php e cila ndodhet ne nje server me emrin: www.domain.com ka permbajtjen e meposhtme:

<!DOCTYPE HTML>
<html>
<head>
<title>Shembull</title>
</head>
<body>

<?php
echo “Pershendetje, Une jam nje skript PHP!”;
?>

</body>
</html>

Kur ne navigojme ne brouser me adresen http://www.domain.com/index.php, pasi serveri te ndjeke hapat e mesiperme do te na ktheje nje pergjigje me kodin HTML te meposhtem:

<!DOCTYPE HTML>
<html>
<head>
<title>Shembull</title>
</head>
<body>
Pershendetje, Une jam nje skript PHP!
</body>
</html>

Pra, pergjigja qe kthen serveri permban vetem kod HTML, dhe nuk permban asnje kod PHP. Arsyeja eshte se kodi PHP nuk njihet nga brouseri. Kodi PHP gjendet dhe ekzekutohet vetem nga serveri. Pergjigja qe marrim ne kete rast eshte vetem HTML e cila interpretohet nga brouseri. Ajo cfare beri kodi PHP ne server eshte printimi i fjalise: Pershendetje, Une jam nje skript PHP!.

Php Basic
Php Basic

Me te njejten logjike funksionojne te gjitha skriptet e PHP-se, duke perfshire edhe skripte te avancuara.