Lajme

Mbi 170 mijë familje përfitojnë çekun me lekë/ Rama tregon ndihmën e qeverisë për këtë kategori…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë, ku thotë se 170 mijë familje te reja kanë përfituar ”bonusin” e bebes.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se 170 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80.000 për fëmijën e dytë dhe 120.000 lekë për fëmijën e tretë.

Edi Rama
Edi Rama

“Me lajmin e mirë se më shumë se 170 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *