Lajme

I gjithë sherri se kush do ta mbajë nënën 87 vjeçe! Vajza rreh nënën e moshuar, vëllai motrën e kunatin

Bujari i kërkon bashkëshortes së tij, Haxhiresë që mos ta mbajnë më në shtëpi nënën e saj 87-vjeçare. Ai ankohet në “Shihemi në Gjyq se prej 23 vitesh ka jetuar me vjehërrit dhe mendon se e ka tejkaluar detyrën e tij si dhëndër.

Hajria, vjehrra e tij e moshuar ndodhet e pranishme në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe dëgjon debatin mes çiftit. Haxhireja nuk pranon kurrsesi ta lërë të vetme nënën e saj, e cila ka sjellë në jetë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Djali, Gëzimi ka vite që nuk e sheh nënën e madje ka arritur që të dhunojë motrën dhe kunatin.

Haxhire: 23 vjet janë që rri tek unë, 23 vjet! Dhe pas vdekjes së babit, prapë ai, unë i them maskara nuk e quaj vëlla atë fare sepse ka arritur t’i vërë dorë motrës 60 vjeçe…

Bujar: Ja ku i kemi procedurat.

Haxhire: I kam bërë paditë dhe nuk i kam ndjekur sepse prapë kam menduar nuk dua ta shkatërroj vëllain nga familja.

Bujar: Për të mos lënduar zemrën e asaj zonjës atje. Dhe duhet të qëndroj akoma.

Në letrat që Bujari i dorëzon Eni Çobanit është denoncimi që ka kryer ndaj kunatit të tij, Gëzimit. Ngjarja ka ndodhur në 4 maj 2023, rreth orës 10 të mbrëmjes dhe Bujari ka deklaruar se kunati e ka dhunuar fizikisht në shtëpinë e vjehrrës në Durrës.

Haxhire: Na vdiq motra, nëna ishte te unë në Itali. Na çoi mesazh, na thirri, i ka çuar mesazh edhe fëmijëve të mi, “nise nënën të vijë”. Por ajo nënë 87 vjeçe nuk do ikte vetëm, “nisuni”. Dhe unë me gjithë atë, se edhe ajo motra tjetër i ka vënë dorë asaj nëne 87 vjeçe, e ka rrahur dhe më kanë thirrur komshinjtë “hajde merre nënën tënde se po vuan për një pikë ujë, s’ka kush t’ia blejë një pikë ujë”. Dhe unë tani si mund ta lë atë nënë prapë në atë gjendje? Kam faj unë në këtë mes? Ajo është nënë për mua se më ka bërë!

Eni Çobani: Është nëna jote, ajo nënë është për mua, por për ju është nëna juaj zonjë!

Haxhire: Shkuam dhe ai na nxori përjashta. Tha “kjo nënë le të rrijë”, nëna s’i kishte bërë asgjë, “kjo le të rrijë se është pleqëri, ju dilni përjashta!” I thashë unë të dal përjashta? Unë jam zonjë shtëpie, jam gocë shtëpie, këtë shtëpi ta kam ndërtuar unë dhe burri im dhe aty filluan debatet. Shkova të nesërmen mora pensionin e nënës për t’ia çuar nënës që mos të rrinte pa lekë se mendova se nëna do rrinte 40 ditë siç e kemi ne zakonin, shkova të nesërmen bashkë me burrin dhe i thashë, sa kemi hyrë në pallat ai më tha “ti futu dhe burri yt të dalë përjashta”. Jo i thashë, në asnjë mënyrë, burri i nuk del përjashta sepse burri im është ai që po të mban nënën tënde!

Bujar: Atëherë çfarë kërkon nga unë zonjë? Çfarë kërkon nga unë të lutem shumë? Përderisa gjendja arriti deri aty ku s’mban, unë nuk e dua më nënën tënde! Unë nuk e dua!

Haxhire: Atëherë unë do jetoj me nënën time, unë do jetoj me atë, edhe këto ditë që i kanë mbetur asaj, unë nuk e lë dot vetëm!

Bujar: Do jetoj me djalin, të shohë dashurinë e nënës se s’ia ka parë prej vitesh.

Eni Çobani: Unë dua të kuptoj kallëzimin që keni bërë i nderuar, më trego pak si ndodhi ngjarja se është shumë e rëndë. Pra ju jeni goditur nga vëllai i zonjës dhe nga djali i zonjës Hajrie, kunati juaj. Të lutem, çfarë ka ndodhur?

Bujar: Ata kanë qenë 3 persona bashkë, ai me nusen dhe nipçja, djali i motrës së kësaj që ka vdekur unë e kam bërë, e kam birësuar.

Haxhire: E kemi rritur, e kemi birësuar, i ka dhënë mbiemrin e vet.

Bujar: E kam birësuar, i kam dhënë mbiemrin, i dhashë shkollën, brodhi botën, arriti i vuri dorë dhe asaj. Vëllai i kësaj, bënë një kurth 3 veta, isha i papërgatitur dhe tentuan. Erdhën ata të dy thanë do t’i rrahim.

Eni Çobani: Po raport mjekësor ke marrë?

Bujar: Raport nuk mora sepse mendova mos të lëndoja atë zonjën./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *