Lajme

PD, të enjten betejë në dy fronte/ Bardhi: Dosja për Berishën, zero prova

E enjtja do të jetë një betejë në dy fronte për deputetët e opozitës, teksa kuvendi pritet të miratojë kërkesën e SPAK-ut që i hap rrugë autorizimit për masën arrest në shtëpi ose me burg ndaj Sali Berishës.

Pas mbledhjes së grupit, Sali Berisha e Gazment Bardhi ndonëse nuk dhanë detaje mbi strategjinë që do të ndjekin në dy mosbindjet civile brenda e jashtë sallës së parlamentit, folën për një betejë pa kthim të opozitës.

Sali Berisha: Ditën e enjte, Shqipëria është para parlamentit. Betejë pa kthim.

Gazment Bardhi: Është vetëm dy ditë larg dhe ju do e shihni se çfarë do bëjmë ne.

Në të njëtën linjë me ish-Kryeministrin edhe Gazment Bardhi tha se në dosjen e SPAK-ut nuk kishte asnjë provë që përligjte kërkesën e bërë nga organi i akuzës ndaj Sali Berishës, standard i dyfishtë ky që sipas tij u përdor nga shumica në këshill.

“Dosja e ardhur në Kuvend nuk ka asnjë provë, dhe për ne është e papranueshme. Dokumentacioni i plotë për Berishën mungon. Zero prova.”

Teksa i bëri thirrje SPAK-ut që të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, të enjten ndonëse do jetë në mosbindje civile brenda në sallën e parlamentit, Bardhi dhe deputetët e grupit parlamentar nuk do të marrin pjesë në votim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *