Lajme

Vëllai mohon kujdesin e motrës ndaj prindërve: More maskara e edepsëz që e ke lënë nënën rrugëve!

Debatit mes bashkëshortëve në “Shihemi në Gjyq” i bashkohet edhe vëllai i Haxhiresë, Gëzimi përmes një telefonate. Siç u tha më herët gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Gëzimi nuk pranon të kujdeset për nënën e tij 87-vjeçare e cila qëndron me Haxhirenë.

Bujari nuk pranon më që e moshuara të jetojë me ta sidomos pas një konflikti të ndodhur në maj 2023 kur është dhunuar nga Gëzimi. I pyetur nga Eni Çobani, ai shpjegon edhe se çfarë qëndron pas kësaj çështjeje dhe thotë se në të vërtetë për prindërit e tij është kujdesur motra e ndjerë dhe jo Haxhireja.

Gëzim: Ky konflikt ka lindur që me motrën tjetër që më vdiq, dakord? Se derisa ishte gjallë ajo,  pleqve të mi iu përgjigj ajo.

Haxhire: S’është e vërtetë zonja Eni, s’është e vërtetë zonja Eni.

Eni Çobani: Por juve sapo thatë që e ka mbajtur Haxhirja 20 vjet, si qenka përgjigjur motra tjetër?

Gëzim: E ka marrë dhe i ka bërë vetëm  dokumentet, kurse për të mbajtur e për t’i bërë hyzmet i ka bërë ajo.

Haxhire: S’është e vërtetë zonja Eni, e di një Itali që unë e kam mbajtur nënën dhe një Durrës, një pallat e di more maskara, more edepsëz, more palaço që e ke lënë nënën tënde mes rrugëve!

Gëzim: E sheh çfarë goce je ti, e le nënën vetëm tani!

Haxhire: Ti more palaço e ke lënë nënën vetëm, ti!/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *