Lajme

Thotë ‘o do e nxjerr nga burgu, ose do vetëvritem’! 35-vjeçari u arrestua pasi u martua me të mitur, motra e tij: Ajo e do!

Një 35-vjeçar u arrestua ditën e djeshme në Divjakë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 14-vjeçare. Por prindërit e 35-vjeçarit Arianit Arapit thonë se ata janë njohur që në mars të vitit 2023 dhe jetonin bashkë. Madje kanë bërë edhe dasmë në gusht. Familja e vajzës nuk ka marrë pjesë pasi nuk ishte dakord me lidhjen e tyre.

Për “Shqipëria LIVE”, motra e Arapit është shprehur se vajza është dërguar në një qendër sociale, pasi familaj e saj e dhunon fizikisht. Ajo shtoi se vajza ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e të riut, teksa tani kërcënon që nëse djali nuk lirohet nga burgu, ajo do kryejë vetëvrasje.

“Vajza është dërguar në qendër sociale, ajo deklaron se e do djalin. Thotë ‘o do nxjerr bashkëshortin, ose do i bëj diçka vetes, do vetëflijohem’ thotë. Vajza dhunohej nga xhaxhai i saj, e mbanin të mbyllur për 3 ditë në banjo. Na i ka treguar ajo kur erdhi këtu, thoshtë që xhaxhai e mbante lidhur, e keqtrajtonin. Na tregonte se se ajo ka ikur disa herë nga shtëpia sepse ata e rrihnin. E pyesja gjithmonë për moshën dhe thoshte jam 17 vjeç dhe fiziku i saj nuk tregon për 14 vjeç saç ajo është.

Ne dasmën e kemi bërë me deklaratë policie, ku është dhënë leja që të bëhet dasma. Kur ajo ka ardhur në shtëpinë tonë, prindërit tanë ishin në Greqi. Kur erdhën ata shkuam pimë kafe me familjarët dhe morëm leje që të martohej. Familjarët dhanë leje për dasmën. Kemi bërë vetëm ceremoni por nuk është bërë celebrim.”- tha motra.