Lajme

Djali 18 Muajsh Brenda Në Apartament, 24-Vjeçarja Shqiptare Përpiqet Të Hyjë Nga Dritarja, Rrëzohet E Gjen Vdekjen

Në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj nga dritarja, një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen.

Ambra Seferi, sipas mediave italiane, kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll.

Djali 18 Muajsh Brenda Në Apartament, 24-Vjeçarja Shqiptare Përpiqet Të Hyjë Nga Dritarja, Rrëzohet E Gjen Vdekjen
Djali 18 Muajsh Brenda Në Apartament, 24-Vjeçarja Shqiptare Përpiqet Të Hyjë Nga Dritarja, Rrëzohet E Gjen Vdekjen

E shqetësuar se djali i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku kishin mbetur vetëm në shtëpi, mendoi të futej në apartament nga dritarja nga jashtë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital 24-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili ku Ambra jetonte prej dy vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *