Lajme

Skënder Brataj jep alarmin: Serumi dhe antibiotiku, gjëja e fundit për fëmijët

Rastet me grip dhe viroza të stinës janë shtuar ndjeshëm në këtë fillim vitin në vendin tonë ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se situata nga gripi është shumë normale në këtë periudhë si në vendet e tjera.

Brataj u shpreh se gabimi më i madh që bëjnë prindërit më fëmijët në rastet e gjendjes gripale është dhënia e antibiotikut apo serumit.

“Jemi në një situatë të zakonshme të pikut të gripit si në vendet e tjera, shqetësim janë moshat pediatrike për prindërit, jo për ne si shëndetësi. Kjo psikoza e dërgimit në spital të bëjë një serum është gjëja më e tmerrshme te fëmijët. Fëmija nuk duhet të shpohet për asnjë arsye nëse nuk ka një dëmtim. Që nga serumi te antibiotiku, të gjitha këto e mbingarkojnë. Në 400-500 vizita shtrohen 8 veta, pra kanë shkuar te mjeku kanë marrë një recetë dhe kanë ikur”, tha Brataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *