Lajme

“Një zhvillim skandaloz”/ Mjedisorët të shqetësuar për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura po rrezikohen nga ndryshimet ligjore që i hapin rrugë investimeve dhe aktivitetit industrial.

Të mërkurën, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi shqyrtimin e propozimit të ardhur nga 12 deputetë të Partisë Socialiste.

Deri më tani, 5 organizata dhe 1 individ kanë shprehur kundërshtitë e tyre mbi projektligjin, në platformën online të konsultimit publik. Ata e kanë cilësuar ligjin një “zhvillim skandaloz” që cenon natyrën.

“Kundërshtoj kalimin e këtij ligji, pa u kaluar në gjithë hapat e konsultimit me specialistët e zonave të mbrojtura dhe argumentin e qartë në publik, se si ndryshimet në ligj do ndihmojnë zonat e mbrojtura”, argumenton ekspertja Silvana Xhaka.

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), shprehet se “ndryshimet e propozuara duket se kanë synim të kundërt me Ligjin 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, frymën e tij por edhe të Direktivave Europiane të përafruara nga ky ligj”.

 

u shpreh se administratorët vendor të bashkive kërkojnë marrjen në konsideratë të ndryshimeve ligjore pasi sipas tyre ligji është i cunguar dhe konservator.

Kryefjala e diskutimit ishte zhvillimi dhe turizmi. Nasufi u shpreh ndër të tjera se Shqipëria nuk e ka luksin ti konceptojë Zonat e Mbrojtura si ishuj të izoluar, duke nënkuptuar kështu atë që organizatat kanë shprehur si shqetësim, pra hapjen e këtyre zonave për zhvillim.

Ligji aktual përjashton mundësitë e shfrytëzimit të këtyre zonave, pasi qëllimi i tij është mbrojta e tyre, ndërsa për deputetët socialsitë kjo është kufizuese. Prandaj gjatë mbledhjes së të mërkurës theksuan se ndryshimet janë  një mundësi ekonomike për qeverisjen vendore dhe turizmin.

Kjo u përsërit si nga deputeti Nasufi, po ashtu nga deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Laert Duraj.

Së fundmi, kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi përmendi kundërshtitë dhe shqetësimet e shprehura nga organizatat dhe shtoi se komisioni do të zhvillojë dëgjesa publike me palët e interesuara.

Tentativat për ndërhyrje në zonat e mbrojtura kanë nisur që para këtij propozimi.

Ligji i shumë debatuar për Investimet Strategjike një nga elementët problematik të tij ka pikërisht ndërhyrjen në zona të mbrojtura. Në 2 vitet e fundit që ky ligj është shtyrë, janë miratuar 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve  Natyrore.

Qeveria e ka mbështetur hapur këtë propozim të deputetëve. Ishte kryeministri Edi Rama ai që gjatë një aktiviteti për Vjosën u shpreh se “Leksionet morale sesi duhet të sillemi me natyrën qeveria jonë nuk i pranon dot”.

/Citizens Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *