Kronikë

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gripit këtë të martë. Gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj raporton se i moshuari ka humbur jetën në Spitalin Infektiv të QSUT-së në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar më shumë nga gripi.

Me vdekjen e 71-vjeçarit, shënohet fatkeqësisht viktima e parë në vendin tonë si pasojë e gripit./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *