Lajme

Panik Në Ajër! Pasagjerët Momente Tmerri, Avionit I Shkëputet Dritarja Gjatë Fluturimit, Bën Ulje Emergjente!

Një avion me pasagjerë i linjës Alaska Airlines u detyrua të bëjë ulje emergjente në Oregon pasi një pjesë e avionit u shkëput në ajër.

 

Avioni ishte nisur për në Ontario të Kalifornisë por u kthye dhe bëri ulje të sigurt në Portland, qyteti më i madh i Oregonit pas rreth gjysmë ore nga nisja e tij.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland, qyteti më i madh i Oreganit, 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme e avionit, duke përfshirë dhe një dritare u shkëput.

Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se avioni “u kthye i sigurt… pasi ekuipazhi raportoi si një problem me presionin e ajrit”.

Sipas të dhënave të para ka disa të lënduar. Avioni kishte 174 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *