Lajme

Masa për Berishën, Noka paralajmëron mosbindje civile: Rama ktheu Shqipërinë në Rusi

Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur ndaj Sali Berishës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se me këtë vendim Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në Rusinë e vogël e Europës.

Mes tjerash ai ka paralajmëruar mosbindje civile pasi sipas tij ky narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme.

“Me vendimin e sotëm, Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës Prof Dr Sali Berisha  arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë …thjesht sepse në liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte çdo dite e me shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen  Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundërshtareve të Regjimit.Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O Sot o Kurrë..”-shkruan Noka.-tha ai./euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *