Rajoni

Dhunimi Barabar I 3 Shqiptarëve Në Malin E Zi Pasi I Dëgjuan Të Flisnin Shqip, Dyshohet Se 8 Autorët Ishin Serbë Nga Bosnja

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Herceg Novi të Malit të zi, ku 3 shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga 8 persona të veshur me uniforma ushtarake.

8 autorët dyshohet se janë serbë nga Bosnje Hercegovina, teksa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata i kanë dhunuar pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip.

Gjithashtu mësohet se shqiptarët ishin nisur për në Gjermani, kur janë ndaluar nga një grup personash që kanë nisur ti godasin.

Mësohet se autorët janë arrestuar. Ndërkohë mosha e të dhunuarve thuhet se është rreth 25 vjeç.

Aktualisht policia malazeze po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Në lidhje me ngjarjen, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kontaktuar me ministra të qeverisë së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *