Lajme

Anija akullthyese e Gjergj Lucës mban emrin “Open Balkan”: I ka rënë dy herë rrotull botës!

Quhet “Open Balkan” dhe në të valëvitet flamuri shqiptar. Bëhet fjalë për një nga anijet më të mira të kontinentit e që e zotëron biznesmeni i njohur shqiptar Gjergj Luca.

Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion”,  nga Porti i Durrësit, ai tregon se kjo anije e prodhuar në Norvegji i ka rënë dy herë rreth e qark rruzullit tokësor plot me shkencëtarë brenda.

-Si quhet anija?

Gjergj Luca: Anija është “Open Balkan”. Kjo është anije research, anije kërkimesh.

-Sa metra?

Gjergj Luca: Rreth 50 metra, është një nga anijet lider në të gjithë Evropën dhe është marrë nga Norvegjia. Është një anije që i ka rënë dy herë rruzullit tokësor me shkencëtarë. Ka qenë një nga anijet krenari të Norvegjisë.

-Dy herë i ka rënë rrotull botës?!

Gjergj Luca: Po, po. Është dhe anije, edhe akullthyese. Çan akullin dhe lundron…Peshon rreth 700 ton, merret me të gjitha kërkimet shkencore të fundit të detit, të të gjithë oqeaneve. Është pjesë jo vetëm e flotës time, por edhe krenari e shqiptarëve dhe Mesdheut. Kam shumë kërkesa prej Italisë e Francës që duan ta marrin./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *