Lajme

“Kisha vjedhur dhe luaja bixhoz”/ Biznesmeni Gjergj Luca tregon historinë delikate me babain…

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni shqiptar Gjergj Luca, ka treguar një histori tepër interesante nga fëmijëria e tij.

Në një intervistë me moderatorin e programit, Blendi Fevziun, Luca u shpreh se ka pasur një moment në jetën e tij, që ka definuar karakterin që ka sot.

Gjergj Luca: Kam qenë pak sherr për hir të vërtetës dhe vjen babai një ditë, më merr. Unë isha duke luajtur bixhoz dhe më merr babai. Më merr, më fut krahun kur kam qenë nja 15 e gjysmë. Kishim bërë disa sherrina, ishim një grup, 4 vetë, të fëmijërisë, kishim bërë disa prapësira. Dhe këta i kishin kapur, kishin dhënë të gjitha deklaratat, i kishin futur në burg, në atë kohë.

Blendi Fevziu: Çfarë prapësirash kishit bërë ju?

Gjergj Luca: Po historitë e asaj kohe, a kupton. Kishim thyer nja 2-3-4 barake nëpër lagje, nëpër Tiranë, siç ka qenë ajo kohë.

Blendi Fevziu: Çfarë vodhe?

Gjergj Luca: Kishim marrë, kishim bërë ca barake, kishim thyer lekët, na kapin, çfarë rëndësie ka. Po të tregoj pjesën e karakterit, të formimit të fëmijërisë. Më merr më fut krahun, kupton, se hera e parë që merr, se i ikja prej shtëpie që 14 vjeç, gjuaja peshk, kam qenë shpirt i lirë. Më fut krahun dhe më merr më çon rrugës për tek Mine Peza dhe më thotë rrugës: “Dëgjo, po të çoj në një vend ku çohen burrat. Po të çoj në një vend ku sot do të ndahet karakteri jot. Po të çoj në një vend që ti o do vdesësh e do vazhdosh burrë, o do vazhdosh legen dhe do vdesësh legen”. I thashë: “Babë si është puna?”. “Ti”, më tha “ndaç pranoje para meje, ndaç mos i prano, mua më kanë thënë për respekt që shokët e tu t’i kanë arrestuar, që ti ke bërë disa veprime. Tani po të çoj në një vend që unë dua që ti t’i rrish fjalës së parë. Ty do të të nxjerrin të gjitha deklaratat e këtyre, se çfarë kanë bërë që ke qenë edhe ti. Tani, në rast se ti do t’i pranosh, siç i kanë pranuar të gjithë ata, nuk ka asnjë lloj problemi. Në rast se ti nuk i pranon, ata do të të rrahin dhe po i pranove mbrapa ti ke për të qenë legen. Kështu që ndaje mendjen, unë nuk të them as pranoje, as mos i prano. I ke bërë turp ta kesh”. Shkoj brenda atje, futem tek 326-a , ishte Doloreza prokurore. Mi nxjerrë të gjitha deklaratat, ulem, i lexova fije për pe se çfarë kishim bërë ne.

Blendi Fevziu: Kishin thënë të vërtetën ata?

Gjergj Luca: Të vërtetën, që të gjitha. Më thotë mua: “I ke bërë këto?”, i thashë: “As s’i kam bërë as s’di gjë”.

Blendi Fevziu: Gënjeve domethënë?

Gjergj Luca: Gënjeva dhe i qëndrova burrnisë, që unë, pavarësisht se shokët e mi u treguan legena, unë nuk mund të flas.

Blendi Fevziu: Jo ata treguan të vërtetën.

Gjergj Luca: Ata treguan të vërtetën mbasi ne kishim bërë një pakt që ne nuk duhet ta tregonim atë të vërtetë.

Blendi Fevziu: Edhe?

Gjergj Luca: Edhe qëndrova, më futën hunin e drunin, a ku ta di unë çfarë. Me thupra më kanë rrahur nëpër shputat e këmbës. Kam ikur në punën time, më mbajtën disa kohë vërdallë siç të mbajnë këta, brenda me një fjalë dhe nuk di ta ndaj këtë moment të jetës time sepse im atë, me këtë bisedë më tregoi që burri duhet të qëndrojë tek miqtë. Burri duhet t’i qëndrojë fjalës, ne fjalën e kemi të shenjtë. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *