Lajme

1400 lekë/kg gjeli i detit, fermerët: Kanë nisur rezervimet, shumica janë prenotuar

Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Në Baldushk një kilogram gjel deti kushton 1400 lekë.

Mbreti i tryezës së fundvitit, këtë vit kushton 100-200 lekë më shumë se një vit më parë.

Edhe pse jemi në fillim të muajit dhjetor, porositë për këtë produkt, kanë nisur. Fermerët në Balduksh thonë se përkujdesja që duhet për gjelin e detit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rriten e çmimit.

1400 lekë/kg gjeli i detit, fermerët: Kanë nisur rezervimet, shumica janë prenotuar
1400 lekë/kg gjeli i detit, fermerët: Kanë nisur rezervimet, shumica janë prenotuar

“Sivjet më kanë dalë 200 krerë… 13 mijë kilja… Do i rritësh 6-7 muaj duke u marrë me to… Kam nja 7 ditë që kam filluar kam shitur 20 krerë deri më tani… Vijnë datat 25-26-27-28, mi kanë rezervuar nja 50 krerë”, tha një tjetër fermer.

Në zonën e Baldushkut, tregu i gjelave të detit, ende nuk është hapur. Fermerët e vegjël, presin çdo vit qytetarë që vijnë të bëjnë rezervimet e tyre.

“Me 13-14 mijë, ka pasur kërkesa. 50 kam pas edhe këtë vit”, tha një tregtare e moshuar.

Gjeli i detit është një ndër gatimet që nuk mungon në tryezat e shqiptarëve natën e Vitit të Ri. Shitja e këtyre shpendëve, fillon më 25 dhjetor e deri më datë 31, ku janë dhe ditët që kanë më shumë kërkesa qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *