Lajme

Shqipëria në pritje të vendimit të Këshillit Evropian për negociatat, Rama në Bruksel krahas Donald Tusk

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel pritet të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Ndërkaq, janë publikuar edhe pamje nga brenda sallës ku po zhvillohet samiti. Kryeministri Edi Rama ndodhet krah kryeministrit të ri polak, Donald Tusk me të cilin po zhvillon edhe një komunikim.

 

Pak para nisjes së Samitit, Rama ka postuar foto në rrjetet sociale, ku ndodhet në sallën ku do të zhvillohet mbledhja, e në tjetrën tregon zyrën e delegacionit shqiptar.

“Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në Facebook.

 

Pasditen e kësaj të mërkurë, sytë e qeverisë shqiptare janë në Bruksel.

Atje ku kryeministri Rama po pret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen apo jo të kapitujve të parë negociues per anëtarësimin ne BE.

Pavarësisht notave pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian për progresin që ka bërë vendi, vetë Unioni po vihet në pikëpyetje ngq aplikimi i të drejtës së vetos nga shtetet anëtare. Në rastin tonë, Greqia ka kërcënuar se nuk do ta japë sot dakordësinë, duke e kushtëzuar Shqipërinë me çështjen Beleri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *