Lajme

Zjarri në pallatin 12-katësh në Lushnje, dyshohet për 40 persona të bllokuar në banesat e tyre

Rreth 40 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili është përshirë nga flakët mesditën e sotme.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta i cili ndodhet në vendngjarje. Aktualisht forcat zjarrfikëse të qytetit, të mbështetura dhe nga shërbimi zjarrfikës i Tiranës, por vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit.

Kujtojmë se zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në katin e tretë, i cili shërben si qendër tregtare, në një njëri që tregton këpucë, e më pas është përhapur në të gjithë qendrën.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dhjetëra persona janë nisur drejt spitalit me shenja asfiksimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *