Bota

VIDEO/ Momenti kur pasagjerët dalin me nxitim nga avioni i përfshirë nga flakët

Të gjithë 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit të Japan Airlines arritën të shpëtonin përpara se të përfshihej plotësisht nga flakët.

Videoja e publikuar nga BBC tregon momentin kur pasagjerët dalin me nxitim nga avioni për t’u shpëtuar flakëve masive.

 

Pesë persona që ishin në bordin e aeroplanit

së RojesBregdetare që u përfshi nga flakët pasi përplasjes me avioni e Japan Airlines, kanë humbur jetën, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë ministri japonez i transportit.

Edhe transmetuesi shtetëror NHK ka raportuar gjithashtu pesë të vdekur.

Besohet se avioni i Rojes Bregdetare, i cili po çonte ushqime në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, u përplas me avionin e ‘Japan Airlines’ teksa ky i fundit po ulej në pistë.