Bota

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 161 numri i të vdekurve, mbi 100 të zhdukur

Tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë më 1 janar ka shkaktuar të paktën 161 viktima, ndërsa 103 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Tërmeti me magnitudë 7.5, i cili u pasua nga më shumë se një mijë pasgoditje, disa të forta, dhe që shkaktoi gjithashtu një cunami prej më shumë se një metër, plagosi 560 persona, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet.

 

Rreth 23.200 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Ishikava, ndërsa mbi 66.400 pa ujë.

Ndërprerjet e furnizimeve me energji elektrike dhe ujë kanë prekur edhe spitalet, azilet dhe ndërtesat ku marrin përkujdesje personat me nevoja të veçanta.

Japonia përballet me qindra tërmete çdo vit, shumica nga të cilat nuk shkaktojnë dëme për shkak të rregullave të ashpra të ndërtimit që janë në fuqi për më shumë se katër dekada. Por, shumica e ndërtesave janë të vjetra.

Japonia ndodhet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit”, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *