Lajme

VIDEO/ Cianuri i Gjergj Lucës për Sali Berishën: Rri i mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet

Biznesmeni Gjergj Luca nga Madridi ka bërë një video në të cilën përmend Sali Berishën i cili e nisi vitin e ri 2024 i mbyllur në katër muret e shtëpisë në masë sigurie për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në video Luca shprehet se Berisha po vuan mëkatet e tij.

“Këtë fillimviti jam në Madrit jo për pushime por për punë e nuk rrija dot pa takuar këtë mikun tim Don Kishotin i cili 8 vjet rresht mi vodhi ëndrrat e mia por unë si Sanço Panço praktik e empirik që jam, ia fal vjedhjen që më bëri. E teksa tani ai rri mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet unë ndjej keqardhje dhe përsëri e fal, e fal, e fal…”, shkruan ai.

“Mbylle historinë dhe gëzon nipat e mbesat”, thotë mes të tjerash Luca në video duke i dhënë një mesazh Berishës.

Më herët në një prej rrëfimeve të tij Luca ka shprehur zhgënjimin ndaj Berishës, duke treguar se si iu shkatërrua biznesi gjatë qeverisjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *