VIDEO/ Atalanta i jep jehonë ndërhyrjes së përsosur të Berat Gjimshitit: U ngrit muri zikaltër
Berat Gjimshiti është një prej liderave të Atalantës së Gasperinit. Mbrojtësi shqiptar është një siguri e shtuar në prapavijë, ku di si të ndalë me mjeshtëri lojtarët kundërshtarë. Ndërhyrja e tij e fundit në përballjen kundër Salernitanës ka marrë vëmendjen e Atalantës, e cila i ka dhënë jehonë në faqen e saj zyrtare në “Twitter”.
![VIDEO/ Atalanta i jep jehonë ndërhyrjes së përsosur të Berat Gjimshitit: U ngrit muri zikaltër](https://i0.wp.com/kanal24.top/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231222-141346_Chrome.jpg?resize=300%2C192&ssl=1)
“U ngrit muri. Muri zikaltër”, ka shkruar klubi Atalanta, teksa ka shpërndarë edhe pamjet nga ndërhyrja e përsosur e Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është hedhur në zonë për të ndalur goditjen e lojtarit të Salernitanës. Veprimi i tij ishte i duhur dhe u krye në çastin e duhur, duke shmangur një tentativë goli për kundërshtarin.
Muro alzato ????
Nerazzurri wall ????????♂️#Djimsiti #Scalvini | #GoAtalantaGo ⚫️???? pic.twitter.com/bXjQL2HEnT
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 21, 2023