Teknologji

Hakeri shqiptar që publikoi videot e “GTA 6”, dënohet me mbyllje të pacaktuar në spital psikiatrik

Një haker 18-vjeçar me prejardhje shqiptare, që kishte publikuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, të cilat ende nuk ishin publikuar, është dënuar me qëndrim në spital në afat të pacaktuar, raporton BBC..

A.K. nga Oxfordi, që është me autizëm, ishte anëtar kyç i bandës ndërkombëtare “Lapsus$”.

Hakeri shqiptar që publikoi videot e “GTA 6”, dënohet me mbyllje të pacaktuar në spital psikiatrike
Hakeri shqiptar që publikoi videot e “GTA 6”, dënohet me mbyllje të pacaktuar në spital psikiatrik

Grupi sulmoi gjigantët teknologjikë përfshirë “Uber”, “Nvidia” dhe “Rockstar Games”, ndërsa i shkaktoi firmave dëme afro 10 milionë dollarë.

Gjykatësja ka vlerësuar se shkathtësitë e 18-vjeçarit A.K. dhe dëshira e tij për të kryer krime kibernetike, nënkupton se ai mbetet rrezik i lartë për publikun.

Ai do të mbetet i mbyllur në spital, derisa mjekët ta vlerësojnë se më nuk është rrezik.

Në gjykatë është dëgjuar se si 18-vjeçari ka qenë i dhunshëm në paraburgim dhe ka pasur dhjetëra raportime për lëndime e dëmtim të pronave.

Mjekët e vlerësuan hakerin shqiptar se nuk është në gjendje të gjykohet pasi ka autizëm akut, kështu që juria u pyet për të përcaktuar nëse ai ka kryer apo jo veprimet e pretenduara – dhe jo nëse e ka bërë me qëllim për të kryer krim.

Një vlerësim i shëndetit mendor që i ishte kryer si pjesë e seancës, tha se “ai vazhdon të shprehë synime për t’iu kthyer krimit kibernetik sa më shpejt të jetë e mundur dhe se është shumë i motivuar”.

Jurisë iu tha se ndërsa ai ishte në liri me kusht për hakimin e “Nvidias” dhe “BT/EE” dhe ishte nën mbrojtje të policisë në hotelin “Travelodge”, ai vazhdoi të hakonte dhe kreu hakimin e tij famëkeq.

Pavarësisht se i ishte konfiskuar llaptopi, 18-vjeçari arriti të kryente sulmin ndaj “Rockstar”, kompanisë prapa videolojës “GTA”, duke e përdorur një “Amazon Firestick”, televizorin e tij të hotelit dhe një telefon celular.

A.K. vodhi 90 klipe të “Grand Theft Auto VI” të pa publikuar dhe që po priteshin me padurim.
Depërtoi te sistemi i mesazheve të kompanisë në “Slack” dhe u tha “nëse Rockstar nuk më kontakton në Telegram brenda 24 orëve, do të filloj të publikoj kodin burimor”.

Ai i postoi klipet dhe kodin burimor në një forum me emrin “TeaPotUberHacker”.

Ai u riarrestua dhe u mbajt deri në gjykim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *