Haxhirja zgjedh nënën, Bujari lë studion: Mirupafshim e ta gëzosh!
Martesa 40-vjeçare e Bujarit dhe Haxhiresë ka pësuar një tronditje të fortë. I lodhur nga 23 vite bashkëjetesë me prindërit e saj, Bujari i kërkon që ta lërë tani nënën 87-vjeçare. Në konfliktin e tyre rëndon edhe refuzimi i vëllait të Haxhiresë, Gëzimit që gjatë telefonatës në “Shihemi në Gjyq” nuk pranoi të merrte përsipër kujdesin e nënës.
Edhe pse mes një situate të vështirë, Haxhireja është shprehur në çdo moment se nuk ka ndërmend ta lërë të vetme nënën 87-vjeçare. Ajo është e vendosur deri në fund dhe vendimi i saj bën që Bujari t’i japë dorën Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas e të largohet nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Eni Çobani: Do ta mbani zonjën Hajrie?
Bujar: Absolutisht jo! Unë absolutisht jo! Kam thënë njëherëjo dhe jo! Unë të mbaj nënën e atij, me atë llumin, atë palaçon?!
Eni Çobani: Po ju e mbani për veten tuaj, nuk e mbani për Gëzimin.
Bujar: Unë nuk e mbaj, absolutisht jo!
Haxhire: Zonja Eni, unë do rri me nënën time, ajo nënë nesër do sëmuret, do spitalet, kush i kontribuon këtë gjëra mi zonja Eni? Ajo nënë edhe ato lekë që i ka harxhuar në spital, atje tani është pa rezidencë.
Eni Çobani: Po, pra ato para janë të vërteta që i ke marrë? 10 mijë euro i ke marrë?
Haxhire: Unë paguaj çdo gjë, ka ndenjur me oksigjen në shtëpi, kam paguar kujdestaren se unë jam në punë zonja Eni, i ka bërë llogari ai?
Eni Çobani: Atëherë Haxhire do rrish me Bujarin apo me nënën?
Haxhire: Unë do mbaj nënën zonja Eni!
Bujar: Mbaje nënën, mbaje nënën!
Haxhire: Unë do mbaj nënën, më vjen keq!
Bujar: Mirupafshim e ta gëzosh nënën! Mirupafshim zoti Ardit, gjithë të mirat!
Haxhire: Më vjen keq, unë nuk e hedh dot poshtë!/tvklan.al