“Tronditëse” Miqtë e gruas shtatzënë që u vra: S’e dinim për lidhjen, thamë grabitje
Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj ka tronditur opinion publik dhe miqtë e saj në Trevizo të Italisë.
Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren.
Miqtë e Ballan kanë shprehur tronditjen e madhe që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh lajmin.
Kolegu i Sephora Longo dhe e njohura Ines Pagnon folën për miken e tyre e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
Ata e njihnin atë dhe gjithashtu bashkëshortin e saj Nicola Scapinello .
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi – shpjegon Ines Pagnon – kur dëgjova lajmin në atë kohë mendova për një hajdut apo ndonjë grabitje.
Ajo tha se nuk ishte në dijeni të lidhjes jashtëmartesore që 27-vjeçarja kishte me shqiptarin nga Kosova.
Dyshohet se pasi Vanesa i dha fund lidhjes, 41-vjeçari nisi ta përndiqte dhe ta kërcënonte se do të publikonte videot e saj intime në internet.
Për kërcënimet e shqiptarit, e reja kishte vënë në dijeni dhe autoritetet italiane, por dhe familjarët e saj.
Fandaj u arrestua mbrëmjen e ditës së djeshme në afërsi të banesës së tij në Altivole, disa orë pasi kreu krimin e rëndë.