Lajme

E rëndë në Maliq, 55-vjeçari asfiksohet nga rrjedhja e gazit në hotel, humb jetën

Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen në një hotel në periferi të qytetit të Maliqit.

Sipas policisë 55 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije ka kaluar natën në këtë hotel.

Të njëjtat burime thanë se mëngjesin e sotëm kanë qenë punojësit e hotelit ata që kanë kuptuar se në hotel ka patur rrjedhje gazi ndaj e për këtë punojësit e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë në dhomën ku qëndronte 55 vjecari, së bashku me një grua.

Policia
Policia

Gjendja e tij ka qenë e rënduar dhe ka gjetur vdekjen ndërkohë që gruaja e cila shoqëronte 55 vjecarin ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje më të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën

Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *