Lajme

Liridona shtetase suedeze, a ishte siguracioni 20 milione euro shkak për vrasjen e saj?!

Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët anë e mbanë botës janë tronditur nga vrasja e Liridona Murseli (Ademaj), porositur dhe organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Në foto e ndjera Liridona Ademaj dhe  Naim Murselaj
Në foto e ndjera Liridona Ademaj dhe Naim Murselaj

Në vrasjen që i ngjason një skenari filmash, Naim Murseli ka përfshirë edhe dy persona, një bashkëfshatar që ka patur rolin e vrasësit dhe që do merrte 30 mijë Euro, si dhe nipin e tij, i cili është pjesë e FSK-së.

Mediat kosovare kanë dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë sigurimi i jetës, që Liridona si shtetase suedeze kishte në Suedi. Sipas tyre, Naim Murseli pak kohë më parë i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Ka dyshime se Murseli duke qenë në dijeni të kësaj shume në rast tragjedie, mund të jetë inspiruar që të organizojë vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij.

Si u zbardh vrasja e Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta
Si u zbardh vrasja e Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta

Deri më tani ai ka pranuar vetëm autorësinë e organizimit të krimit, por ende s’ka dhënë detaje mbi shkaqet që e shtynë drejt këtij akti të rëndë.

Deri me tanë arsyeja saktë  qe qojë në këtë   vrasje  nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *