Lajme

“Tronditëse” Miqtë e gruas shtatzënë që u vra: S’e dinim për lidhjen, thamë grabitje

Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj ka tronditur opinion publik dhe miqtë e saj në Trevizo të Italisë.

Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren.

Miqtë e Ballan kanë shprehur tronditjen e madhe që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh lajmin.

Kolegu i Sephora Longo dhe e njohura Ines Pagnon folën për miken e tyre e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Vanesa Ballan dhe Bujar Fandaj
Vanesa Ballan dhe Bujar Fandaj

Ata e njihnin atë dhe gjithashtu bashkëshortin e saj  Nicola Scapinello .

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi – shpjegon Ines Pagnon – kur dëgjova lajmin në atë kohë mendova për një hajdut apo ndonjë grabitje.

Ajo tha se nuk ishte në dijeni të lidhjes jashtëmartesore që 27-vjeçarja kishte me shqiptarin nga Kosova.

Dyshohet se pasi Vanesa i dha fund lidhjes, 41-vjeçari nisi ta përndiqte dhe ta kërcënonte se do të publikonte videot e saj intime në internet.

Për kërcënimet e shqiptarit, e reja kishte vënë në dijeni dhe autoritetet italiane, por dhe familjarët e saj.

Fandaj u arrestua mbrëmjen e ditës së djeshme në afërsi të banesës së tij në Altivole, disa orë pasi kreu krimin e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *