Lajme

Tragjedi në Greqi/ Avioni përplaset gjatë stërvitjes, vdes piloti 40-vjeçar. Gruaja dhe dy fëmijët panë çdo gjë ‘live’

Një aksident ajror gjatë rutinës stërvitore, i mori jetën një piloti 40-vjeçar i Forcave Ajrore greke.

Mësohet se në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit 40-vjeçar.

Sipas mediave helene Epaminonda Kostea mbeti i vdekur pas përplasjes së avionit T-2 Buckeye teksa kryente disa manovra rutinë stërvitore.

T-2 Buckeye i prodhuar në SHBA fluturoi për herë të parë në fund të viteve 1950 dhe ka shërbyer si avioni kryesor stërvitor i forcave ajrore greke për dekada, ndërsa ishte planifikuar të tërhiqej nga shërbimi në muajt e ardhshëm.

Mësohet se në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit.

Në shenjë nderimi ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka shpallur tri ditë zie në Forcat Ajrore greke në nderim të pilotit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *