Lajme

10 milionë turistë, Kumbaro: Objektiv i arritur

“Deri në Nëntor turizmi solli 3.2 miliardë Lekë”

10 milionë turistë në harkun e një viti nuk ishte menduar as nga autoritetet qeveritare në nisje në 2023. Por më shumë se sa për numrat, qeveria duket e kënaqur me faktin se tanimë Shqipëria është kthyer në një destinacion në hartën e madhe të vendeve turistike.

Ministrja e Turizimi ia njeh meritën për këtë arritje në sektorin më të rëndësishëm për ekonominë e vendit, edhe bizneseve që operojnë në këtë fushë.

Por ajo mendon se janë disa sfida për t’u përballur që edhe në 2024 Shqipëria të jetë përzgjedhja e parë e miliona vizitorëve nga e gjithë bota, dhe një nga këto është dhe akomodimi.

“Ne po punojmë dhe me biznesin që të ketë struktura akomodimi me kushte të mira dhe formalizimi i strukturave pritëse si shtëpitë është një mekanizëm i mirë për të patur shifra të sakta që të dimë pastaj dhe strategjitë që duhet të ndërtojmë”.

Po sa ka përfituar ekonomia shqiptare nga këta afro 10 milionë turistë?

“Deri në Nëntor, 3.2 miliardë”.

Kumbaro është optimiste se dhe viti i ardhshëm do të jetë një vit i mirë për turizmin dhe të dhënat e para i kanë marrë nga strukturat akomoduese që jo vetëm kanë pronotime që këtë vit për sezonin e ardhshëm, por me çmime disa herë më të larta.

Gjatë tre muajve të Verës pati një vëmendje të shtuar në mediat ndërkombëtare për bukuritë e Shqipërisë si destinacioni që nuk duhej humbur.

Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *