Show Biz

Takimi i ëndërruar i Reintës me Capital T bëhet realitet, artisti i bën ftesën speciale!

Mbrëmja e 31 dhjetorit përkoi me një surprizë të veçantë për fansen më të zjarrtë të Capital T, Reintën. Ishte nëna e saj, Klarita që kontaktoi rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që t’i organizonte këtë surprizë vajzës së saj.

Capital T ose Trim Ademi siç është emri i tij i vërtetë, ka ardhur posaçërisht për Reintën dhe takimi u realizua në vendin ku ajo punon. Reinta shtang nga takimi i papritur, por nuk mbaron me kaq sepse artisti ka edhe një ftesë speciale për të.

Capital T: Je e ftuar speciale në të gjitha koncertet e mia, “free pass”. Mami na ka treguar pak historinë dhe unë kisha shumë qejf të të takoja. Komplimente për gjithçka, për sukseset e tua. Mami të ka lavdëruar shumë, por shpresoj që edhe je ashtu siç thotë ajo.

Reinta: Faleminderit! Edhe unë të vlerësoj shumë.

Ardit Gjebrea: Mami na tregoi që i di të gjitha gjërat e Trimit. E vërtetë?

Reinta: Po.

Ardit Gjebrea: Po numrin e këmbës më duket se nuk e di tamam. Sa e ka numrin e këmbës?

Reinta: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Çfarë di tjetër përr Trimin?

Reinta: Po çfarë do ti për shembull?

Ardit Gjebrea: Po me kë është tani?

Reinta: Atë s’e di njeri.

Ardit Gjebrea: Kur e ka ditëlindjen Trimi?

Reinta: Në shkurt.

Capital T: Po afrohet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç mbush?

Reinta: 32.

Capital T: Është vit i brishtë këtë vit se unë më 29 shkurt e kam tamam dhe ftoj edhe Reintën se kam për të patur një “album launch party” kështu që do ta kem mysafire speciale.

Ardit Gjebrea: Po ku, në Prishtinë?

Capital T: Jo, s’e di, po mendoj ose në Tiranë ose 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *