‘Sot dhe ti mam do bëheshe gjyshe, por ike e na le…’ Motra e Anna Likës sjell në jetë vajzën: Zoti na riktheu buzëqeshjen
Motra e saj ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë quajtur Zeina.
Ky lajm vjen në jetën e motrave si një shpresë pas ditëve të vështira. Nëna e tyre,
Ilda Gjoni u nda nga jeta në ditën e Krishtlindjes të vitit që lamë pas.
“Dhe dielli do të lindë përsëri se ne të gjithë e dimë sesa shumë doje ti që t’i gëzonim jetës…
Dje i thamë mirëseerdhe mbesës tënde të dytë.
Viki na gëzoi me një tjetër bukuroshe dhe ne do t’i tregojmë çdo ditë për gjyshen e mrekullueshme që pati. Qofsh jetëgjatë Zeina! Të duam shumë”, ka shkruar Ingrid Gjoni.
Edhe pse një personazh jo i famshëm, Ilda tronditi opinionin publik të cilët e njihnin se motra e Ingird dhe Inis Gjonit.
Ilda u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë.
Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish.
Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa.