Lajme

Drejtoresha e ISHP-së: Mos i çoni fëmijët në kopësht në shkollë apo kopësht, nëse…

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka folur për virozat në vendin tonë. Ajo theksoi se aktualisht janë 4 klinika të hapura 24 orë, duke shtuar se të vegjlit janë të prekur më shumë nga kjo situatë.

Tomini ka dhënë dhe disa këshilla për qytetarët ku njëra prej tyre është që prindërit të mos i çojnë fëmijët në shkollë apo çerdhe nëse janë me grip.

“Janë katër klinika 24 orëshe me shërbim pediatrik. Katër klinikat janë një lehtësim për qendrën spitalore universitare. Kemi një sensivitet shumë të lartë për fëmijët. Shenjat klinike rëndohen nëse ne kemi kaluar 48 orëshin e parë në komunikim me mjekun pediatër dhe sigurisht nga rëndesa e klinikës kërkojmë urgjencën spitalore. Prindërit që kanë fëmijët në moshën pediatrike, apo pjesa e sistemit parashkollorë, sigurisht nëse do kenë shenja klinike të mos dërgojnë fëmijët në çerdhe apo shkollë deri sa të kalojë situata”-tha Tomini.