Përfshihet Nga Zjarri Reparti I Kirurgjisë Në Spitalin E Shkodrës
Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të shtune.
Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, raporton se zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve.
![](https://i0.wp.com/kanal24.top/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_20240113-210301_Chrome.jpg?resize=300%2C196&ssl=1)
Nga flakët nuk ka persona të lënduar. Pacientët u zhvendosën në ambiente të tjera.
Zjarri është fikur nga ana e zjarrfikësve, të cilët po pastrojnë ambientin nga tymi me anë të ventilatorëve.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen.