Lajme

‘Shtëpi bari’ në Gjermani, arrestohen 2 shqiptarë. Si u zbuluan

Policia gjermane zbuloi një plantacion kanabisi, në Ahnatal-Weimar të mërkurën. Sipas mediave në pranga kanë rënë dy shqiptarë të cilët kujdeseshin për bimët.

Madhësia e rreth 200 bimëve sugjeron që plantacioni do të ketë prodhuar të paktën 30 kilogramë marijuanë.

Në shtëpinë e barit u arrestua një 26-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili sipas hetimeve, kishte hyrë në Gjermani vetëm për të kultivuar drogë.

‘Shtëpi bari’ në Gjermani, arrestohen 2 shqiptarë. Si u zbuluan
‘Shtëpi bari’ në Gjermani, arrestohen 2 shqiptarë. Si u zbuluan

Bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar, gjithashtu nga Shqipëria, ndodhet në paraburgim prej disa javësh. Ai po hetohet edhe për një sërë vjedhjesh banesash.

Sipas policisë, plantacioni në shtëpinë e marrë me qira strehonte, përveç impianteve, 90 llamba, ngrohës të shumtë me ventilator, një sistem ventilimi dhe një pistoletë pa plumba.

Panelet e instaluara siguruan mbrojtje të privatësisë nga jashtë. Gjithashtu, hetuesit së bashku me një elektricist konstatuan se energjia elektrike për të gjithë sistemin ishte devijuar në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *