Sports

Barazimi ndaj Salernitanës, Pioli: Mund të kishim shënuar 4 gola, duhet të punojmë për t’u bërë ekip i madh

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Salernitanës. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili në deklaratën e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, ndër të tjera u shpreh:

Çfarë ju lë ky barazim?

“Na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon. Nuk ishte e lehtë të dilnim nga ngërçi dhe ia dolëm, më pas bëmë gabime që nuk mund t’i përballojmë. Në fund u rikuperuam dhe morëm një rezultat pozitiv, por kjo nuk është performanca që ne donim të bënim në fushë”. 

Pse mungon vazhdimësia? 

“Një kombinim gjërash, por nëse këto situata përsëriten, mentaliteti bëhet i rëndësishëm. Ne kemi nevojë për më shumë vëmendje, më shumë intensitet dhe më shumë kontroll. Shumë gjëra që na heqin pikë të rëndësishme në renditje. Kemi gjithnjë e më pak besim, kryesisht për shkak të të metave tona dhe kjo nuk është mirë.” 

Stefano Pioli
Stefano Pioli

A ju ka munguar ndërgjegjësimi? 

“Ne reaguam si një ekip i madh dhe mund të kishim shënuar 4 gola, por na duhej diçka më shumë. Kur pëson një gol siç pësuam ne, nuk është e lehtë për askënd. Gjëja pozitive për sonte ishte se nuk u dorëzuam deri në fund, por ne nuk duhet të kishim lejuar që Salernitana të rikthehej në lojë dhe të merrte epërsinë. Ne ende duhet të punojmë për t’u bërë një ekip i madh.” 

Mungesa e saktësisë në metrat e fundit? 

“Të kontrollosh lojën nuk do të thotë të menaxhosh topin mbrapa, por të mos ia lejosh topin kundërshtarëve dhe të përpiqesh të ecësh përpara për të mbyllur ndeshjet. Fatkeqësisht nuk ia dalim dhe ky është një kufi i rëndësishëm.” 

Një tjetër dëmtim, këtë herë… Tomori 

“Është e vështirë, sinqerisht ka shumë. Fikajo ishte shumë mirë, është një problem që duhet zgjidhur shpejt dhe që na sheh në vështirësi”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *