Shpëtuan djalin 2-vjeç dhe nënën, televizioni turk jehonë trupave të FSK-së
Televizioni publik turk, TRT i ka bërë jehonë sukeseve të arritura nga ekipet e kërkimit shpëtimit të Kosovës që ndodhen në zonën e Hatayt.
Forcës së Sigurisë së Kosovës mundën të nxirrnin të gjallë nënën dhe të birin e saj dy-vjeçar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara dy ditë më parë.
Ekipi i televizionit turk zhvilloi një intervistë me oficerin e lartë ushtarak, Egzon Syla, i cili ka dhënë detaje nga ekipet e shpëtimit që Kosova ka dërguar në ndihmë të turqisë.
“Ne kemi ardhur këtu me njësinë ushtarake. Kur morëm lajmin të hënën, me aprovimin e presidentes, ne kemi arritur në vendin e ngjarjes. Ne kemi dy njësi – atë të kërkimit dhe të shpëtimit si dhe personel mjekësor. Gjithashtu kemi edhe njësinë e qenve K-9”, pohon Syla.
View this post on Instagram