Lajme

Rama thirrje të rinjve: “Ku e gjen kohën për kafe e muhabet në Gjermani?!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti për kredi të buta për disa kategori, ka deklaruar sërish se në mesin e vitit 2024, paga mesatare në vendin tonë në sektorin publik, do të shkoj 900 euro.

Ai u shpreh se për disa kategori në sektorin publik, si punonjësit e policisë, ushtarët, mjekët etj, do të ketë rritje të pagës vit pas viti.

Rama u ndal sërish te debati për studentët e mjekësisë dhe projektligjin për të punuar për disa vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, duke thënë se është një akt patriotik, humanitar dhe profesional. Ai tha se ata që nuk duan të qëndrojnë për disa vite për të shërbyer në spitalet e vendit, atëherë do të duhet që të paguajë tarifën e plotë të studimeve.

Kreu i qeverisë ka bërë thirrje edhe një herë që të rinjtë të mos synojnë largimin drejt Gjermanisë, por të investojnë në vendin e tyre, pasi sipas tij perspektiva është shumë e lartë.

Ndërkohë që nuk i ka kursyer as batutat teksa tha: Ku e gjen në Gjermani kohën, vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh dhe të mbash nëpër gojë dynjanë shqip?! Ku e gjen?! Po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës, nuk do ishin kafet plot… që të mos flas për ata që kafen e pëlqejnë turke. Keni parë në Gjermani si është kafja? Lëng gështenjash! Po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim sepse e kam të bazuar në gjerat që punojmë përditë.Viti i ri po vjen, dhe… s’keni parë gjë akoma.

Pjesë nga fjala Rama:

Në funksion të ushtarakëve, punonjësve të policisë dhe mjekëve… një program themelor për perspektivën e çdo vajze, djali, gruaje, burri, në krijim e familjes apo në nevojën për t’i dhënë një familjeje të re mundësinë e një shtëpie, që jemi të gjithë të vetëdijshëm që nuk është një mundësi e lehtë për ata që janë me paga të sektorit publik, apo dhe privat, dhe që hyjnë në pagën mesatare.

Kjo që po bëjmë sot është shumë e rëndësishme. Njerëzit që i përkushtohen një karriere që lidhet me shërbimin publik, veç të tjerash kanë nevojë të shohin perspektivën. I mirëkuptoj të rinjtë që deri pak kohë më parë e shihnin të vështirë perspektivën në polici, në FA, sepse puna është sfiduese dhe pagat ishin të tilla që nuk të japin asnjë mundësi në moshë të re. Përveç rritjes së konsiderueshme të pagave, ushtria jonë ishte ushtria më e keqpaguar e rajonit dhe NATO. Sot është në nivelin më të lartë të paga në rajon dhe synimi është që ta çojmë në mesataren e NATO. Paga për ushtarakët do vazhdojë të rritet.

E njëjta gjë do të jetë edhe për mjekësinë. Shkollimi për mjekësinë financohet nga qeveria, për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë jo për t’i shërbyer Gjermanisë. Natyrisht që nëse dikush nuk dëshiron ta marrë në konsideratë detyrimin human, patriotik, si të doni quajeni, që për disa vite të shërbejë në Shqipëri dhe t’ia kthejë këtij populli, atëherë të paguajë tarifën e plotë.

Në me stë vitit të ardhshëm paga mesatare në sekrorin publik do jetë 900 euro. Nga ana tjetër e tha minsitri i financave, këto që po bëjmë sot nuk janë gjëra që nuk doni t’i bënim më parë, por sot mund t’i bëjmë.

Duhet t’i vazhdojmë këto mundësi. Kush investon për Shqipërinë, bën një investim fitues, kjo është e sigurtë! Krahasimi i tabelës së pagave midis Shqipërisë dhe Gjermanisë kur vjen puna për të bërë zgjedhjen të shërbej mjek këtu apo atje, si ushtarak këtu apo si murator atje…. është një krahasim gënjeshtar, sepse vërtetë ka diferencë të madhe, por paga e lartë atje nuk t’i tregon të gjitha. As sa taksa do të të marrin, as sa sigurime shoqërore dhe shëndetësore, kostot e transportit…

Ku e gjen në Gjermani kohën, vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabete dhe të mbash nëpër gojë dynjanë shqip?! Ku e gjen?! Po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës, nuk do ishin kafet plot… që të mos flas për ata që kafen e pëlqejnë turke. Keni parë në Gjermani si është kafja? Lëng gështenjash! Po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim sepse e kam të bazuar në gjerat që punojmë përditë. Viti i ri po vjen, dhe… s’keni parë gjë akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *