Show Biz

Pse vajzat e bukura zgjedhin djem nga bota e krimit? Përgjigjet Miss Earth 2023, Drita Ziri

Drita Ziri fitoi Miss Earth, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar.

Drita Ziri u kurorëzua “Miss Earth 2023” më 22 dhjetor, në Vietnam. Ajo pasoi Mina Sue Choi të Koresë së Jugut, e cila mban titullin Miss Earth 2022.

E pyetur nëse do të dashurohej ndonjëherë me dikë a do ta pranonte nëse ai ishte dikush nga bota e krimit ajo deklaroi se personaliteti i saj nuk ja lejon këtë gjë.

“Duke ditur vlerat e mia dhe sa unë e respektoj veten time besoj se personaliteti im nuk do ma lejonte. Unë kam patur pranë vetes gjithmonë njerëz shumë të matur, kam një baba të mrekullueshëm që është gjithmonë para meje si mburoj .
Nuk do ja lejoja vetes që emri im të përmendej për ato lloji arsyesh. Unë jam rrethuar nga njerëz që më duan, të ditur, të matur që më respektojnë dhe do vazhdoj të jem pjesë e atij rrethi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *