Show Biz

Dedikimi për Kiarën, e kopjuar? Zhaklin Lekatari “demaskon” Luizin

Luiz Ejlli publikoi një ditë më parë këngën që kishte premtuar prej kohësh, “Dedikim” për Kiara Titon. Kjo e fundit u shfaq edhe në videoklip për disa sekonda ku shjkëmbyen momente të ëmbla me njëri-tjetrin dhe një puthje në buzë.

Zhaklin Lekatari  - Luiz Ejlli - Kiara Tito
Zhaklin Lekatari – Luiz Ejlli – Kiara Tito

Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.

Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *