E dhimbshme, vdes në moshë të re gruaja e futbollistit të njohur Shqiptar
Kaltrina Fazliu-Shillova, gruaja e futbollistit shqiptar Alban Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës.
Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës sot.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina.
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.