Lajme

Plagosje me thikë në Fushë-Mamurras, 35-vjeçari qëllohet disa herë pranë banesës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, pasi një 35-vjeçar është qëlluar me thikë pranë banesës së tij.

Gazetari Elidon Ndreka ka raportuar për BalkanWeb se ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

.

Sakaq, policia e Kurbinit ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *