Lajme

“Edhe Putini ka prangosur kryetarin e opozitës”- Kërkesa për arrestimin e Berishës, Jozefina Topalli: Ditë e errët për shtetin!

Kur na ndajnë pak orë nga miratimi në Kuvend i kërkesës së SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar, duke e krahasuar rastin e ish-kryeministrit me Rusinë, që siç thotë ai “ka arrestuar kryetarin e opozitës”.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Topalli thotë se ditë e nesërme do të jetë një ditë e erret për demokracinë dhe shtetin.

Arrestimi i Sali Berishës, 12 vite pasi ka ikur nga pushteti thotë Topalli, është gjeja me absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.

Jozefina Topalli ka reaguar, duke e krahasuar rastin e ish-kryeministrit me Rusinë, që siç thotë ai “ka arrestuar kryetarin e opozitës”.
Jozefina Topalli ka reaguar, duke e krahasuar rastin e ish-kryeministrit me Rusinë, që siç thotë ai “ka arrestuar kryetarin e opozitës”.

“Nese  kërkojnë sot arrestimin e kryetarit te opozitës për arsye politike- Cfare i mbetet kesaj demokracisë sonë te shkrete?

Kush do guxoje me  te ngrihet per te drejtat e njeriut;

Kush do sakrifikonte me te bente opozite te fuqishme si ajo e Berishes;

Kush do kishte me kurajo te permendte me emer e mbiemer kriminelet e frikshem.

Cfare do i bejne pas kesaj nje qytetari te thjeshte nese ne nuk reagojme!

Ndoshta Kryetarit te Partise Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq per vehten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje per martire.

Neser jemi zyrtarisht nje vend me kryetarin e opozites te arrestuar. Njelloj si ne Rusi!”, shkruan ndër të tjera Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *