Lajme

“Rama, e meriton të quhet baba i kombit” – Abazoviq me lëvdata për kryeministrin shqiptar

Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, i ftuar në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e ripërseritur se Rama është baba i kombit shqiptar.

Ai tutje tha që Edi Rama nuk ka asgjë fake dhe ka kontribuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në botë dhe për këtë e meriton të jetë baba i kombit.

“Për një imazh të shqiptarëve ku Shqipëria ka arritur të jetë në Këshill të Sigurimit, të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës, janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë”, ka thënë Abazoviq.

Ai për Ramën tha që ka provuar të bashkëpunojë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me e gjet një lloj krijimi të raporteve ndryshe qysh jemi mësuar t’i shohim me parë. /Gazeta10/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *