Lajme

Përfshihet Nga Flakët Autobusi Me Pasagjerë I Linjës Tiranë-Elbasan, Ndërhyjnë Forcat Zjarrfikëse

Autobusi i linjës Tiranë – Elbasan është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Pasagjerët në autobus arritën që të zbrisnin në kohë nga mjeti duke mos pësuar asnjë lëndim, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Përfshihet Nga Flakët Autobusi Me Pasagjerë I Linjës Tiranë-Elbasan, Ndërhyjnë Forcat Zjarrfikëse
Përfshihet Nga Flakët Autobusi Me Pasagjerë I Linjës Tiranë-Elbasan, Ndërhyjnë Forcat Zjarrfikëse

Policia thotë se zjarri në pjesën e pasme të autobusit, dyshohet për shkak të një defekti teknik.

Flakët shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *