Lajme

Pasaporta Bullgare Me Vërtetime False, Lihen Në Burg 2 Zyrtarët Në Bulqizë

Tre zyrtarë janë dënuar sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër. Burime për Klan News bëjnë me dije se përpos dy zyrtarëve, Arlin Limani dhe Fitim Balla, është dënuar edhe vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë Luan Mjeshtri. Ky i fundit ishte Administrator i Njësisë Ostren, post ky në konflikt interesi pasi motra e tij Fatime Mjeshtri është në krye të bashkisë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e saj për rastin.

Mjeshtri dhe Arlin Limani i cili është specialist i shërbimit social në Njësinë Administrative Ostren janë lënë në “arrest me burg”, ndërsa për Fitim Ballën (sekretar i Këshillit Bashkiak Bulqizë) është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Të tre akuzohen për dhënie certefikatash me kombësi bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë bullgare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *