Bota

Pamjet virale/ Ushtarët izraelitë godasin dhe shkelmojnë punëtorin palestinez në pikën e karburantit

Pamjet që shihni tregojnë ushtarët e IDF-së duke shkelmuar dhe goditur me këmbë një punëtor palestinez në një pikë karburanti afër Hebronit. Video është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke bërë që ushtria të nisë një hetim.

Pamjet tregojnë një ushtar izraelit duke parë kolegun e tij duke urdhëruar një palestinez në kampin e refugjatëve Fawwar që të shtrihet me fytyrë përtokë. Më pas ushtari e godet disa herë palestinezin për ta bërë të hapë këmbët dhe krahët.

Ushtari vazhdon të shikojë nga kamera e sigurisë dhe të ngrejë gishtin e mesit. Më pas shfaqet një ushtar tjetër, i cili shkel në kurrizin e palestinezit për ta kapërcyer. IDF thekson se “sjellja e ushtarëve në video është shumë problematike dhe në kundërshtim me vlerat e IDF”. “Incidenti është nën hetim, pas së cilës do të merret një vendim se si të veprohet me personat e përfshirë”, tha IDF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *