KosovaKronikë

Rrahje mes dy grupeve në Drenas, u përdorën thika dhe sëpatë

Gjashtë persona janë arrestuar pasi që janë përfshirë në një rrahje mes dy grupeve në Drenas, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në përleshje janë përdorur mjete të forta, thika si dhe sëpatë, shkruan Arbresh.info.

Pesë nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Gllogoc / 01.01.2024 – 20:55. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *